I gjithë rajoni i Kievit është nën kontrollin e forcave ukrainase.
Lajmin e bëri të ditur zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, i cili thotë se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.
Hanna Malyar tha në një përditësim të shtunën: “I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”.
BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimin e saj, por forcat ukrainase kanë rimarrë territorin rreth kryeqytetit ditët e fundit ndërsa forcat ruse tërhiqen./albeu.com/