Përshkallëzohet protesta në Thumanë-Kashar, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Incidente në protestën e qytetarëve në aksin Kashar-Thumanë, ku disa qindra banorë të Krujë, Fushë-Krujës e Thumanës, kanë bllokuar aksin rrugor, në kushtet kur nga Ministria e Infrastrukturës së drejtuar nga Belinda Blluku dhe ARRSH, institucion nën varësinë e Ballukut, nuk ka asnjë përgjigje për kërkesat e mbi 80 mijë banorëve që preken nga rruga e re.

Banorët kërkojnë që të kenë akses mes rrugës së re dhe rrugës ekzistuese (të vjetrës) përmes nyjeve, ashtu siç parashikohej edhe në projektin fillestar.

Sipas banorëve, mungesa e nyjeve lidhëse mes dy akseve rrugore ka vështirësuar jetën e banorëve dhe po çon drejt falimentit bizneset e tyre.

Policia ka ndërhyrë për të zhbllokuar aksin rrugor, ku nuk kanë munguar përplasjet fizike. Disa nga protestuesit janë shfaqur me flamuj kombëtar dhe ato amerikanë në duar, ndërsa janë krijuar rradhë makinash në të dy anët e autostradës.

Policia ka tentuar të zhbllokojë aksin duke zhvendosur banorët anash autostradës duke i shtyrë forcërisht.


Shtuar 8.08.2024 19:11