Përsëritet historia, si ra në “grackën” e pronarit të shtëpisë pastruesja që i vodhi paratë, e moshuara u “kap mat”

60-vjeçarja, Elida Kodra, është pastruesja që u arrestua dtën e sotme nga policia në Tiranë.

Ajo ka vjedhur para nga shtëpia ku ajo punonte si pastruese. Kodra  ka vjedhur rreth 2000 euro në shtëpinë e Z. E., në rrugën “Vaso Pasha”, ku punonte si pastruese.

Sakaq sipas informacioneve të fundit, mësohet se kanë qenë pronarët e shtëpisë ata që e kanë nxjerrë zbuluar pastruesen hajdute, të cilës Iikanë ngritur një kurth dhe e kanë zënë mat duke vjedhur.

Albeu.com meson se denoncimi në polici për rastin është bërë tre ditë më parë.

Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.

Ata lanë disa para, të cilat Kodra i kishte vjedhur. Pasi e kapën zbuluar, Elida kishte Familja e vjedhur pohoi se në banesën e tyre mungonte një shumë prej 2000 eurosh, 300 dollarë dhe 35 000 lekë të rinj.

Ndërkohë, gjatë kontrollit nga ana e punonjësve të komisariatit nr.2 në Tiranë, në çantën e 60-vjeçares u gjet një sasi lekësh, konkretisht 840 euro, 600 dollarë dhe 40 900 lekë të rinj. Arrestimi më i fundit i Elida Kodrës e çon në tre numrin e pastruesve të përfshira në modën e jo vetëm pastrimit sanitar të shtëpive por edhe të parave cash e bizhuterive./albeu.com/


Shtuar 4.02.2023 15:31