Gjatë një interviste në EuroNews, koordinatorja Kombëtare e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, ka shprehur arsyet e largimit nga Partia Demokratike disa kohë më parë, si dhe ka komentuar rikthimin e saj në stukturat politike të PD-së.
Topalli tregon se e larguan një periudhë të keqe të partisë, por me rithemelimin ajo ishte ndër të parat prezente në PD, ndërsa përgjatë asaj kohë ka mbajtur një profil të ulët për të mos ndikur, apo për të mos qenë e përfshirë në problematikat e partisë në atë kohë.
“Kjo ka qenë një periudhë e vështirë për Partinë Demokratike, nuk jam larguar ndonjëherë, më kanë larguar një periudhë të caktuar por me rithemelimin jam një ndër të parat që kam qenë aty.
Kam punuar në qarkun e Lezhës në strukturat e Partisë Demokratike, kam mbajtur një profil të ulët se nuk kam dashur që interferoj në nasnjë lloj mënyrë brenda probleme që kishte Partia Demokratike.
Tani që PD ka kaluar momentet e saj më të vështira, që vijnë jo vetëm përmes përçarjeve që i janë bërë kohët e kaluara, por vijnë dhe përmes marrjes së vulës, flamurit, të arrestimit të kryetarit të opozitës.
Të gjitha këto kanë qenë ngjarje shumë të rënda jo vetëm për forcën opozitare, por për pluralizmin dhe opozitarizmin në përgjithësi”, tha Josefina Topalli.