Policia njoftoi se në qendrën e qitjes “Erebinë” do të zhvillohen stërvitjet vjetore me armë zjarri, ku do të marrin pjesë pjesëtarë të policisë së Tetovës dhe Gostivarit.
Të lidhura
None found
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, aktivitetet janë planifikuar për datat 02, 05, 08, 15, 16, 18, 19 dhe 25.10.2026, si dhe më 01.11.2025.
SPB Tetovë u kërkoi banorëve të Komunës së Zhelinës që jetojnë pranë qendrës të jenë të informuar për ushtrimet, në mënyrë që të shmanget paniku. /Telegrafi/
