I ftuar në emisionin “Edicioni Veror” në ABC me gazetarin Enui Shehu, ka qenë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli i cili ka folur për çështjet më të nxehta politike për Vlorën.
I pyetur lidhur me sulmet dhe zërat kundër tij, Leli ka thënë se këto zëra i ka marrë si një mënyrë pozitive për të promovuar Vlorën.
Të lidhura
None found
Kujtojmë se pak kohë më parë, mes Lelit dhe këshillit bashkiak të Vlorës kishte një përplasje, por Leli këto përplasje i ka cilësuar se është një njeri i gjerë dhe shikon me shumë hapësirë gjërat që ndodhin.
Eni Shehu: Duke se ka pasur një lloj hatër mbetje me ju ? Nuk e di çfarë ka ndodhur, por sa herë bëhet fjalë për Vlorën, dukesh si tabelë qitje?
Leli: Shiko. Le ta marrim si promovim pozitiv të Vlorës, Se në fund një lloj targetimi është. Duhet të shikojmë më tepër gjëra pozitive. Promovon më tepër qytetin. Ka pjesët e veta. Jemi këtu për të shijuar të bukurat e Vlorës.
Eni Shehu: Nuk ka asnjë hatër mbetje në lidhje me këto zërat kundër?
Leli: Unë jam njeri i gjerë. Pavarësisht se jam rritur në ishull hapësira ishte e pafund. Ka ndikuar shumë në karakterin tim.
Eni Shehu: Nuk do ktheje kohën pas dhe të ndryshojë diçka në lidhje me këtë?
Leli: Nuk është se kam arritur në një fazë të tillë. Jam gjithmonë i fokusuar në atë që duhet të bëjë në përditshmërinë time. Dhe analiza i përket një momenti tjetër.
Eni Shehu: Nuk je i tërhequr fare nga kjo politikë?
Leli: Unë jam në punët e ditës. Pjesa më e rëndësishme.
Kujtojmë se Leli ka pasur edhe një përplasje me kryeministrin Rama. Ky i fundit i kërkoi që të dilte në fushatë për zgjedhjet e 25 prillit dhe të linte bashkinë, por Leli nuk iu përgjigj. Pikërisht këtu nisi krisja e marrëdhënieve të tyre që duke se edhe sot vijon përplasja./abcnews.al
