Përplasjet e sotme te “5 Maji”, Rama “sherr” me qytetarët në Facebook (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka replikuar në Facebook me një qytetar për sa i përket prishjes së shtëpive në lagjen “5 Maji” në kryeqytet.

Rama shprehet se ata do vendosen në shtëpi me qira të paguara nga shteti derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre të reja.

“Po pse me mire te mos i benim qendrat e reja shendetesore dhe asfaltet qe s’u bene kurre, meqe eshte viti 2022 apo me mire t’i bejme?! Sa per ata banoret qe po u prishen banesat e kemi thene nja njeqind here qe do i lem neper shtepie me qera te paguar nga shteti derisa t’u ndertojme shtepite e reja”, shkruan Rama.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një tjetër aksion në lagjen “5 Maj” në Tiranë duke hasur herët në mëngjes rezistencën e banorëve. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa janë përplasur me forcat e policisë, të cilat ishin të shumta. Aksioni u shoqërua me britma dhe të qara. Një pjesë e banorëve kanë hedhur gurë e sende të forta në drejtim të uniformave blu./albeu.com/


Shtuar 22.02.2022 17:57