Përplasje mes trafikantëve të drogës në Meksikë, 18 të vdekur

Një përplasje mes trafikantëve të drogës ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një zonë të izoluar të Zakatekas, në Meksikë. Për pasojë kanë vdekur 18 persona.

Grupet janë përplasur me armë për kontrollin e një zone të Zakatekasit, në kufi me shtetet Jalisco dhe Nayarit,

Media e huaja raportojnë se përplasjet kanë nisur që javën e kaluar, ku dy trupa të ofcerëve të policisë u gjetën të varur në një urë. Megjithatë, autoritetet deri më tani nuk kanë gjetur ende një lidhje midis kësaj çështjeje dhe përplasjes së djeshme.

Meksika është tronditur nga një valë e dhunës në lidhje me drogën që ka marrë më shumë se 300,000 jetë që nga dhjetori 2006, sipas shifrave zyrtare./albeu.com


Shtuar 26.06.2021 08:46