Mbrëmjen e djeshme, një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në Shkup. Mediat maqedonase, raportojnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bul.Nikolla Karev”, ndërsa si pasojë e të shtënave ka ndërruar jetë një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
“Në ora 23:45 më spitalin e qytetit në Shkup ‘Sh.Naum Ohridski’ është sjellë qytetari i plagosur T.A (24-vjeçar) nga Shkupi. Disa minuta më vonë në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ të plagosur janë dërguar dy persona, O.B (19- vjeçar) dhe A.I (29-vjeçar), që të dy nga Shkupi. Disa minuta pas dhënies së ndihmës së parë, A.I ka ndërruar jetë” thonë nga MPB.
Raportohet se viktima është këngëtar dhe bloger, i identifikuar si shtatasi Amar Ismani.
Janë familjarët e Amarit që kanë konfirmuar vdekjen e tij përmes rrjeteve sociale.