Për të dytën herë gjatë kësaj dite, seanca plenare është pezulluar pasi deputetët e opozitës zaptuan foltoren, duke kundërshtuar rendin e ditës. Ata argumentuan se nuk e njohin figurën e Avokatit të Popullit, Endri Shabani, duke pamundësuar kështu paraqitjen e raportit të tij para Kuvendit.
Kryetari i seancës, Peleshi, reagoi duke thënë se bëhet fjalë për një institucion që Kushtetuta e detyron të raportojë. Ai i bëri thirrje opozitës të mos bëhet bllokuese e zbatimit të ligjit themelor dhe të përdorë argumente ligjore, jo forcën. “Edhe nëse nuk e njihni jashtë kësaj salle, brenda saj duhet të respektoni rregulloren. Jemi mbledhur për të shkëmbyer ide, jo për t’u përplasur fizikisht, dhe diskutimet e sotme lidhen me raportin, nuk janë të pakuptimta. Nuk do të keni mundësi të impononi rendin e ditës përderisa unë drejtoj këtë seancë. Unë nuk jam mësuese fëmijësh”, deklaroi Peleshi, përpara se të shpallte një pushim 5-minutësh.
Të lidhura
None found
