Fryma e Re Demokratike, tashmë me në krye Sali Shehun i ka dërguar sot një letër të dytë, presidentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi si dhe ambasadores Yuri Kim.
Letra në fjalë është bërë pas kërkesës nga ana e bashkisë, për lirimin e godinës ku qëndron FRD-ja.
Sipas FRD-së, partitë pajisen me ndërtesë për selinë dhe zyrat vendore. Po ashtu, FRD thekson se partitë me mbi 1 % në tri zgjedhjet e fundit e kanë këtë të drejtë.