Përplasja me armë në Tiranë, policia jep detajet e para

Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur pak më parë në Tiranë në rrugën “Todi Shkurti”.

Policia njofton se pas një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarrit shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.


Shtuar 24.07.2021 21:06