Përplasja me armë në Mamurras, shpallen në kërkim dy persona

Dy persona janë shpallur në kërkim në lidhje me plagosjen e dy punonjësve të policisë në zonën e Mamurrasit.

Ndue Zefi, 28 vjeç dhe Gjon Fufi, 40 vjeç dyshohen si autorë të plagosjes së efektivëve të patrullës së përgjithshme që ishte në shërbim.

“Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, I. Z. dhe F. LL., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Punonjësit e policisë të patrullës, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, së bashku me qytetarin që kanë mbetur të lënduar, shtetasin Nikoll Vorfi, janë dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në kryeqytet.

Shtuar 13.04.2021 05:04