Ish-kreu i Njësisë Administrative të Kallmetit në Lezhë Besnik Simoni, i cili u arrestua me datë 2 prill pas një konflikti me armë me një bashkëfshatar të tij është liruar nga burgu.
Vendimi është marrë të mërkurën nga Gjykata e Lezhës, duke vendosur ndaj tij masen e sigurisë “Arrest në shtëpi”.Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Artan Hajredinaj, ndërsa kërkesa për zevendesimin e mases ishte bërë nga avokati i 41-vjeçarit.Ndërkohë me vendimin duket se nuk është pajtuar prokurori Françesk Ganaj, i cili bere ka ankimim në Gjykaten e Apelit në Shkodër.