Përplasja me armë në Laç/ Një nga të plagosurit në gjendje kritike, si paraqitet gjendja e të lënduarve të tjerë

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laç, ku një përplasje me armë zjarri mes disa personave përfundoi tragjikisht.

Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, i riu Gerald Bitri, ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.

Të plagosurit Daniel Gjeloshi, Liridon Ismailaj dhe Angjelina Ndoj, ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe do të vazhdojnë trajtimin në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, Amarildo Ndoj, raportohet të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se Ndoj, ndodhet në repartin e reanimacionit dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.


Shtuar 5.05.2025 09:46