Përplasja me anëtarët e MEK, Rrumbullaku tregon si nisën tensionet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, në një konferencë për mediat, ka dhënë detaje nga ajo e çfarë ndodhi në kampin e muxhahedinëve MEK në Manzë të Durrësit.

Rrumbullaku dha detaje se si nisi përplasja mes policisë dhe anëtarëve të mEK, të cilët sipas tij nuk pranuar në zvbatohej vendimi i gjykatës.

Në orën 8 të mëngjesit, së bashku me disa drejtues të nivelit të lartë kemi thirrur në takim 6 drejtuesit e kampit MEK. Gjatë një ore kemi sqaruar detajet për vendimin e gjykatëse, qëllimin për të cilin motivohej kontrolli. Kemi gjetur mirëkuptimin e tyre në momentet e para, ku pas takimit zyrtar jemi adresuar në hyrje të kampit, ku kemi kërkuar hapjen e portave.

Bashkë me drejtuesit jemi futur në ambientet e të gjithë territorit. Pas këtij momenti ka nis kontrolli në ambiente, ku për rreth 2 orë të kontrollit, pasi nga ana jonë u konstatua paligjshmëri në raport me kërkesat e vendimit të gjykatës sa i takon evidentimit të sallave të serverëve dhe pajisjeve kompjuterike, nisi rezistenca e organizuar e kampit MEK”, u shpreh ai.


Shtuar 20.06.2023 17:38