Përplasja e trenave në Greqi me dhjetëra viktima, selia e KE ul flamujt në gjysmështizë

Flamujt e BE-së janë valëvitur në gjysmështizë në ndërtesat e Komisionit në kujtim të viktimave të tragjedisë në Tempe,të Greqisë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postim në Twitter, zëvendëspresidenti i Komisionit, Margaritis Schinas .

“Me vendim të Presidentes së Komisionit, Ursula von der Leyen, flamujt e Bashkimit do të jenë tashmë në gjysmështizë në të gjitha godinat e Komisionit Evropian në kujtim të viktimave të tragjedisë së Tempes. Evropa vajton me grekët”, shkruan Schinas në postim.

 

Kujtojmë se deri më tani janë konfirmuar 36 viktima, shumica të rinj dhe studentë, si dhe mbi 80 të plagosur./albeu.com