Përplasja e ashpër me Metën, Yuri Kim shkon me urgjencë të takojë Lulzim Bashën

Kanë kaluar vetëm pak orë nga përplasja e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe Presidentin Ilir Meta.

Burimet bëjnë me dije se Yuri Kim është nisur të takojë me urgjencë Bashën.

Përplasja:

Ambasadorja amerikane Yuri Kim shpërtheu ndaj Presidentit Ilir Meta duke e konsideruar atë një person që po kërcënon shqiptarët po nxit dhunë dhe që do të dënohet.

“Është e papranueshme për këdo që të kërcënojë se qytetarët do të marrin “sfurqet” në 25 Prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal!”

Presidenti Meta më herët kishte deklaruar që shqiptarët duhet të marrin cfurqet ditën e zgjedhjeve në rast blerjesh votash.

“Cfurqet do jenë të dielën nëse preket vota. Zgjedhje si të Shijakut dhe të Dibrës, nuk do të ketë më. Kjo histori ka marrë fund. Unë kam besim te shqiptarët. Të gjithë janë nisur drejt kutive të votimit, për të sjellë ndryshimin historik duke çuar Shqipërinë në rrugën e duhur”

 

 

 

 


Shtuar 24.04.2021 10:31