Një 45-vjeçar është arrestuar në Sarandë, pasi ditën e djeshme aksidentoi një motomjet.
Si pasojë e aksidentit humbi jetën drejtuesi i motomjetit, 42-vjeçari me iniciale M.K.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, në rrugën “Skënderbeu”, Gjashtë, është përplasur me një motomjet, me drejtues shtetasin M. K., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.