Ditën e djeshme është raportuar se në Mallorca është përfshirë në një aksident makina sportive e Cristiano Ronaldos, Bugatti Veyron me vlerë 1,7 milionë paund.
Lajm i imirë është se nuk ka asnjë të dëmtuar, por vetëm dëme materiale. Policia e cila vajti në vendngjarje tha se shofer nuk ishte sulmuesi portugez.
Sot bëhet me dije se shoferi i cili po i jepte në momentin e aksidentit ishte njëri prej truprojave të tij. Ai humbi kontrollin e mjetit dhe rrëqiti duke u përplasur në një mur të një prone në San Coma, Palma de Mallorca, aty ku aktualish Ronaldo po shijon pushimet me familjen e tij.
Pjesa e përparme e Bugattit ishte e shkatërruar, por policia bëri me dije se nuk kishte asnjë të lënduar./ h.ll/albeu.com