Dy trena janë përplasur në Kroaci mëngjesin e ditës së sotme.
Bëhet fjalë për një tren mallrash dhe një udhëtarësh që u përplasën në afërsi të Novskës së Kroacisë.
Siç mëson jozyrtarisht media kroate, treni i pasagjerëve ka kaluar në semafor të kuq dhe ka goditur një tren mallrash, i cili ishte i ndaluar.
Sipas informacioneve, kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe 11 të plagosur.
“Rreth orës 21:35 është marrë njoftim se një tren pasagjerësh ka goditur një tren mallrash të ndalur në qytetin e Rajicit. Të gjitha shërbimet emergjente janë në terren dhe po u ndihmojnë të lënduarve”, njofton PU i Sisak-Moslavinë.
Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic raportohet se ka dalë në vendin e ngjarjes pasi ka marrë informatën rreth aksidentit mes dy trenave.
Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes.