Përplasen dy mjete në aksin Milot-Morinë, humb jetën një person

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Milot-Morinë, ku një mjet tip ‘Volkswagen’ dhe një tip ‘Benz’ janë përplasur dhe për pasojë ka humbur jetën një nga drejtuesit e mjetit, identifikuar si Fitor Ollomani, 35 vjeç. Gjithashtu ka mbetur e lënduar një pasagjere.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur “Ura me harqe ” mjeti tip” Benz” me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit ” Volksëagen ” shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip ” Benz” shtetasi Z.L.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 09:29

Tags: