Përplasen dy makina në Thumanë, dërgohen me urgjencë në spital drejtuesit e mjeteve

Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Mamurras-Thumanë në afërsi të lagjes Demokracia. Mësohet se si pasojë e përplasjes, janë plagosur drejtuesit e tyre, të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për shkak të përplasjes që ka qenë shumë e fortë, njëri prej mjeteve ka përfunduar në kanal, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur teksa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Shtuar 4.05.2021 14:29