Përplas 75-vjeçaren me makinë, shoferi në Finiq largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marten ë Finiq. Një mjet i paidentifikuar ka përplasur një këmbësore me iniciale E. M. 75-vjeçarja ndodhet në spital, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e  drejtuesit të mjetit.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 07:20 në Livadhja, Finiq, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen  E. M., rreth 75 vjeçe, banuese në Livadhja, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e  drejtuesit të mjetit  i cili pas aksidentit  është larguar nga vendngjarja.


Shtuar 1.06.2021 08:53