Përndiqte prej 4 vitesh një grua, kapet 47 vjeçari

Një 47 vjeçar nga Kruja është arrestuar pasi përndiqte prej kohësh një grua.

Policia bën me dije se shtetasi L.T.  prej një periudhe katër vjeçae përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua të indentifikuar si E.Q.

Ngjarja ka ndodhur në Krujë, ku pas denoncimit të E.Q, policia ka arrestuar 47- vjeçarin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin L.T.,  47 vjeç,  banues në Krujë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme (rreth 4 vite) ka përndjekur shtetasen E.Q. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme”, njofton policia.


Shtuar 9.05.2021 10:45