Kapet “skifteri” i karburantit në Berat, i gjendet automatik e fishekë brenda në banesë

Një 38 vjeçar në Berat është arrestuar pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Pas informacioneve të marra se në fshatin Kutalli, Dimal, ky shtetas dispononte armë zjarri në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e  M. B. dhe për pasojë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Nga hetimet, dyshohet se ky shtetas është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë pranë një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi

Berat

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

Shtuar 9.05.2021 10:05