Policia në Fier ka arrestuar shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Gjithashtu është proceduar një 62-vjeçar pasi në në lokalin e tij është konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin R. A., 29 vjeç, banues në Topojë, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një shtetase të mitur 15 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër proceduan penalisht shtetasin E. O., 62 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në lokalin e tij është konstatuar duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com