Pas 12 ditësh, Silvio Berlusconi është larguar nga reparti i terapisë intensive të San Raffaele në Milano, ku u trajtua për leuçemi, sëmundje nga e cila vuante prej të paktën dy vitesh.
Ai u transferua në një repart të zakonshëm, sipas medieve italiane.
Nuk kishte raporte të reja mjekësore për gjendjen e ish-kryeministrit.
Mjeku i tij personal dhe shefi i kujdesit intensiv Alberto Zangrillo kishte folur për një situatë të qetë mbrëmjen e së shtunës kur u largua nga institucioni.
Buletini i fundit mjekësor regjistroi përmirësimin e funksionit renal dhe respirator dhe frenimin efektiv të sindromës inflamatore dhe leukocitozës.
Edhe të shtunën në mbrëmje, mjeku personal, profesor Alberto Zangrillo, në daljen nga spitali, konfirmoi, megjithëse joformalisht, se situata ishte jashtëzakonisht e qetë.
Pasdite Silvio Berlusconi mori vizita nga miku i tij i përjetshëm, presidenti i Mediaset Fedele Confalonieri dhe vajza e tij e madhe Marina./Albeu.com/