Përmbytjet në Indi, humbin jetën dhe zhduken dhjetëra persona

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur si pasojë e përmbytjeve të ndodhura ditët e fundi në Indinë Jugore.

Mediat e huaja bëjnë me dije se ekipet e shpëtimit kanë bërë të mundur gjetjen e 12 trupave të pajetë në Andhra Pradesh.

Ndërkohë akoma nuk ka asnjë informacion në lidhje me fatin e 18 personave të tjerë.

Ndërkaq nga tetori e deri më tani dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në indi si pasojë e përmbytjeve dhe e rrëshkitjes së dherave. /abcnews.al


Shtuar 20.11.2021 12:05