Përmbyset makina në Burrel! Plagosen 3 vajza, si është gjendja e tyre

Një aksident një aksident i rëndë ndodhi ditën mëngjesin e ditës së sotme në aksin rrugor Burrel – Skuraj.

Makina u përmbys në rrugë në vendin e quajtur “Ish pularia” dhe në momentin e aksidentit brenda mjetit ndodheshin 3 vajza.

Mjeti i cili po udhëtonte drejt Tiranës është perplasur me anën e sipërme të rrugës, ndërsa fatmirësisht nuk ka viktima. Tre vajzat kanë marrë lëndime jo të rënda dhe u dërguan në spitalin e Burrelit për mjekim.

Paraprakisht dyshohet që aksidenti të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit nga përgjumja e drejtueses së mjetit.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 09:25