Përleshje në burgun e grave në Honduras, 41 viktima

Të paktën 41 persona humbën jetën në një burg të grave në Honduras, pas trazive që shpërthyen në orët e para të së martës midis anëtarëve të bandave rivale Barrio 18 dhe Mara Salvatrucha (MS-13). Qeveria nuk ka konfirmuar asnjë detaj.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se autoritetet po punojnë për të identifikuar trupat në Centro Femenino de Adaptacion Social (CEFAS). Një zëdhënës i tha Reuters, se disa kishin vdekur nga djegiet, ndërsa të tjerët ishin qëlluar.

Burgu i grave me 900 persona ndodhet rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Tegucigalpa.

Të afërmit e të burgosurve u vendosën jashtë burgut më vonë duke kërkuar të mësojnë për të dashurit e tyre.

Ka një histori incidentesh vdekjeprurëse në burgjet e Hondurasit me 18 të burgosur të vrarë në një përleshje bandash në një burg në vitin 2019 dhe mbi 350 të vdekur në një zjarr në 2012.


Shtuar 21.06.2023 09:42