Përleshje mes vëllezërve në Gjakovë, nëna plagoset gjatë sherrit

Ditën e djeshme në Gjakovë, është regjistruar një rast dhune, ku dy vëllezër janë përleshur me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, nëna e tyre ka mbetur e plagosur.

“Gjakovë 25.05.2024 – 14:55. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën mashkull kosovar, ku gjatë ndërhyrjes së nënës së tyre, e njëjta ka pësuar lëndime. Të lënduarit kanë refuzuar tretmanin mjekësor”, njofton policia.

I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë


Shtuar 26.05.2024 10:12