Përleshen vajzat, ndeshja e Futbollit degjeneron në dhunë (VIDEO)

Përplasjet fizike nuk janë një karakteristikë vetëm për meshkujt por, kohet e fundit edhe femrat po e bëjnë diçka të tillë në praktikë.

Në Meksikë, në ndeshjen midis Necaxa-Puebla ndodhi një sherr masiv mes futbollisteve, gjë e cila bëri që gjyqtari të nxjerrë 3 kartonë të kuq.

Gjithçka ndodhi në minutën e fundit të takimit, ku pas një faulli në limitet e zonës së penalltisë, dy futbollistet kundërshtare rrëzuan keq njëra-tjetrën, duke pasur më pas me një sherr masiv ku bënë pjesë futbollistet e të dyja ekipeve.

Pamjet kanë zënë menjëherë faqet kryesore të mëdiave sociale atje duke nxitur edhe shumë komente ne rrjet./albeu.com


Shtuar 25.08.2021 15:44