Artistja e madhe shqiptare Zana Çela ka bërë një urim ndryshe për të gjithë miqtë dhe ndjekësit e saj këtë vit të ri. Ajo zgjodhi që krahas një fotoje me nusen e djalit të shkruant fjalët më të bukura.
“Të dashur miq,gjatë kësaj periudhe magjike të vitit, e gjej veten duke reflektuar mbi bekimet e shumta në jetën time, që është familja ime dhe miqtë e shumtë.
Me Seidën nusen e djalit, vajzën time, ju uroj miq një vit të mbushur me dashuri, gëzim dhe mbarësi në të gjitha gjërat që kanë më shumë rëndësi për Ju dhe familjet Tuaja.
Gëzuar 2024”.
Duket se Zana Çela dhe nusja e saj kanë një raport shumë të mirë me njëra-tjetrën, saqë për artisten është jo vetëm nuse, por edhe vajza e saj.