Ish zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda u dënua sot me 10 muaj burg.
Rovena Voda, ra në gjurmët e SPAK, krejt rastësisht.
Sipas burimeve, bëhet me dije se SPAK ka qenë duke hetuar një tjetër dosje, dhe aty është zbuluar edhe marrja e ryshfetit nga ana e zv.ministres.
Çfarë zbuluan përgjimet:
Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për tu punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.
Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.
Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.
Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.
Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.
Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.