Përgjaken rrugët, tjetër aksident me vdekje në Divjakë

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Divjakë ditën e sotme.

Sipas burimeve bëhet e ditur se një i ri, ka përplasur me automjetin e tij tip “Benz” një qytetar që po udhëtonte me motor. Si pasojë e përplasjes, njoftohet se ka humbur jetën drejtuesi i motorit, A. G., 56 vjeç.

Pas aksidentit, 18-vjeçari është larguar nga vendngjarja por policia ka mundur ta kapë.

Gjithashtu efektivët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 28.02.2022 20:46