Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme një vendim që i akordon KQZ-së një shtesë fondi prej 20 milionë lekë, që do të përdoren për të mbushuar shpenzimet përgatitore lidhur me zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.
Efekti financiar i këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2024.
Në vendim thuhet se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në buxhetin e miratuar për vitin 2024, në programin “Planifikim, menaxhim, administrim”, i shtohet fondi prej 20 900 000 (njëzet milionë e nëntëqindmijë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për mbulimin e shpenzimeve përgatitore, që i paraprijnë zgjedhjeve për Kuvendin, të vitit 2025.