Përfundon takimi mes Bardhit dhe Palokës: Bisedimet s’kanë dështuar, do vijojmë

Ka përfunduar takimi mes Gazmend Bardhit dhe Edi Palokën që zgjati pak më shumë se një orë në një kafe përballë Parlamentit.

Në takim u disktuan formulat që opozita të dalë me një kandidat të vetëm në zgjedhje.

“Po vijojmë diskutimet”, ka thënë shkurtimisht deputeti Gazment Bardhi për gazetarët.

Ndërsa Edi Paloka u shpreh: “Nuk ka dështuar, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat.”

I pari nga takimi ka dalë Gazmend Bardhi dhe pak pas tij edhe Edi Paloka.

Paloka është mandatuar nga Sali Berisha për të dialoguar, ndërsa Gazment Bardhi nga Grupi Parlamentar i PD.