Përfundon Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore, liderët pozojnë për foton familjare

Pas gati 1 orë punime, ka përfunduar samiti në nder të Ukrainës, që po mbahet në Tiranë.

Pas daljes nga salla e Pallatit të Kongreseve, liderët bënë një foto familjare.

I pari që ka folur në samit ka qenë kryeministri Rama, i cili tha se lufta nisi nga një ëndërr e vjetër perandorake, ku presidenti rus Putin synonte fshirjen e Ukrainës nga harta.

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Zelensky ka propozuar krijimin e një forumi të posaçëm për industrinë e mbrojtjes mes vendit të tij dhe Ballkanit.

Pas shkrepjes së fotos liderët janë futur sërish brenda ambienteve të Pallatit të Kongreseve, ndërsa pritet që në vijim Rama dhe Zelenskyy të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat./albeu.com


Shtuar 28.02.2024 13:19