Përfundon protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë, protestuesit bllokuan autostradën

Para pak minutash ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Tetovë.

Pjesëmarrësit edhe këtë herë ishin të shumtë, por për dallim nga herët e tjera, këtë radhë ata zgjodhën të bllokojnë autostradën duke lëvizur me një shpejtësi prej 10-15 km me veturat e tyre nga Zhelina deri në Tetovë.

Të lidhura

None found

Si pasojë e kësaj lloj proteste të zgjedhur nga protestuesit u krijua një trafik i rënduar në drejtim të Gostivari ku vazhdon edhe në këto momente. Radhët e gjata në autostrada vijojnë të jenë disa kilometra.


Shtuar 4.11.2021 20:56