Ka përfunduar procesi i votimit në burgun 325 në Ali Dem, Qendra e Votimit 1690 në Kzaz 31 .
Sekretari i komisionit Olti Pashaj ka deklaruar për gazetarin Elvis Myrta se të 31 gratë të cilat ishin në listën për të votuar kanë marrë pjesë dhe kutia do të dorëzohet në KQZ në orën 19:00.
“Procesi ka shkuar shumë mirë dhe kanë ardhur për të votuar të gjithë personat e pajisur me dokumentacion të rregullt. 31 gratë që ishin në listë për të votuar dhe kanë votuar të gjitha. Ne po presim që të vijë raporti nga KQZ-ja dhe të bëjmë dorëzimin në orën 19:00.”, u shpreh sekretari i komisionit Olti Pashaj.