Ka përfunduar numërimi i votave në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për shkarkimin e disa eksponentëve të rëndësishëm nga postet drejtuese.
Numërimi çoi në shkarkimin e tyre nga pozitat që mbanin dhe nga roli i tyre si anëtar kryesie.
Ata u akuzuan se shkelën vendimin e kryesisë dhe organizuan struktura paralele që mbështetën nismën e Sali Berishës.
Sipas informacioneve, bëhet e ditur se në votim morën pjesën 257 anëtarë nga 479 që ka gjithsej Këshilli Kombëtar i PD-së.
Pro shkarkimit kanë votuar 251 anëtarë ndërsa vetëm 4 të tjerë janë kundër shkarkimit. Vota të pavlefshme janë shpallur vetëm 2.
Të shkarkuarit:
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Edi Paloka
Anëtarë të kryesisë:
Flamur Noka
Aldo Bumçi
Gent Strazimiri
Albana Vokshi
Oerd Bylybashi
Si dhe sekretarët:
Ervin Minarolli
Ivi Kaso
Belind Kelliçi
Ledina Mandia/albeu.com/