Përfundon numërimi në 3 qendrat e para në Pustec, kryeson PS-ja

Ka nisur procesi i numërimit të votave në bashkinë e parë në vend, ku është përfunduar numërimi i kutive në tre qendrat e para të votimit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton  se në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota; në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.

Mësohet se në Pustec janë 7 qendra votimi, që po numërohen nga tre grupe. Në këtë bashki kanë votuar gjithsej 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej.


Shtuar 25.04.2021 23:03