Përfundon mbledhja e PD-së, miratohen të katërta pikat e rendit të ditës

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike ka përfunduar pas rreth një kohëzgjatjeje prej 2 orë e gjysmë. Bëhet me dije se Kryesia e PD-së ka miratuar 4 pikat e rendit të ditës.

Pika e parë ka qenë ajo e analizës së zgjedhjeve të 25 Prillit, e cila u kundërshtua nga ana e drejtuesi politik i qarkut Korçë, Edmond Spaho, si dhe drejtuesi i qarkut të Durrësit, Edi Paloka, të cilët nuk u pajtuan me vlerësimet e bëra nga analiza e zgjedhjeve.

Pika e dytë e rendit të ditës kishte të bënte me propozimet e ndryshimeve statuore të propozuara nga kryedemokrati Lulzim Basha, pikë kjo e cila u miratua gjithashtu.

Pika e tretë dhe e katërt kishin të bënin me përcaktimi e anëtarëve dhe vëzhguesve të zgjedhjeve të 17 korrikut në kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike.


Shtuar 15.07.2021 20:52

Tags: , ,