Përfundon mbledhja e Kryesisë së PS- së. Edi Rama në një deklaratë për mediat ka zbuluar se çfarë është biseduar gjatë mbledhjes.
Theksi i këtij takimi ishte zgjedhja e kryetarëve të degëve si dhe zgjedhja sa më shpejt e presidentit të Shqipërisë duke mbyllur kështu një kapitull çmendurie.
“Sot diskutuam për procesin për hyrjen në zgjedhjet në parti për kryetarët e gjitha njësive dhe në Asamblenë Kombëtare do të miratojmë një sërë dokumentash që sot u miratuan në kryesi dhe që do të vijojnë nga Kongresi pas ndryshimet statusore në funksion të rregullave të funksionimit të partisë.
Patëm informacion nga grupi i posacëm dhe sot kanë filluar bisedimet zyrtare me palët e tjera në Kuvendin e Shqipërisë në përpjekje për të identifikuar një figurë që të ketë konsensus më të gjerë se shumica jonë.
Nëse ka vullnet shanset janë të mira, ne jemi të gatshëm që të jemi sa më të hapur në funksion të zgjedhjes së presidentit që të garantojë mbylljen me sukses të një kapitulli çmenudrie në krye të Presidencës”, tha Rama.