Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurimit

Pas më shumë se një ore, ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurimit, në Presidencë.

Në takim, i pranishëm ka qenë kryeministri Edi Rama, guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe Kreu i SHISH, Oljan Kanushi, ministrat si dhe Kreu i Shtetit, Bajram Begaj.

Të lidhura

None found

Pas mbledhjes, kryeministri Rama është parë të  largohet nga Presidenca me eskortë.

I vetmi pjesëmarrës nga opozita ishte deputeti i PD, Ferdinand Xhaferraj, anëtar i Komisionit të Sigurisë.

Në mbledhjen u analizua gjendja e sigurisë në vend pas sulmeve kibernetike të Iranit, si dhe u vendosën prioritetet për vitin 2023.

Presidenti Begaj, gjatë fjalës së tij, e ka konsideruar 2022-shin, një vit sfidues dhe të vështirë sa i përket sigurisë kombëtare.

Begaj theksoi gjithashtu se “u ballafaquam me një situatë tepër delikate në veri të Kosovës, e cila nuk kontribuon në paqen dhe stabilitetin rajonal”, por shtoi se “Shqipëria është në krah të Kosovës dhe vlerëson ruajtjen e paprekshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, vlerëson rolin dhe kontributin e misionit KFOR të NATOs në garantimin e paqes dhe sigurisë, respekton parimet e fqinjësisë së mirë, si dhe mbështet dhe inkurajon dialogun Serbi-Kosovë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga SHBA, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare, që do të çojë në njohje të ndërsjelltë.”


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişpadişahbet