Përfundon mbledhja e grupit/ Bardhi paralajmëron një tjetër përplasje me deputetët e PS

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Në dalje nga selia blu, kreu i grupit Gazment bardhi, ka deklaruar se ditën e nesërme të gjithë deputetët demokratë do të jenë pjesë e seancës plenare dhe askush nuk mund ta pengojë opozitën.

Bardhi paralajmëroi se nesër do të shikojmë sërish një tjetër betejë, mes opozitës dhe mazhorancës në tentativë për të hyrë në Kuvendin e Shqipërisë.

Bardhi:PD e konsideron veprimin e Mazhorancës ndaj deputetëve të opozitës si akt provokimi i papranueshëm. Askush nga deputetët tanë nuk i nënshtrohet vendimeve personale të Ramës. Akt anti-kushtetues që kemi vendosur të mos t’i nënshtrohemi. Të gjithë nesër do të jemi në seancë plenare. Grupi do të jetë nesër në seancë. Rama mund të na vërë përballë ushtrinë e policinë, por një Kuvend në një vend kandidat për në BE që pengon deputetët e opozitës të hyjë në vendin e punës, shfaq në sytë e të gjithëve tiparet e vërteta të shtetit që po ndërton Rama. Herën e kaluar as deputetët e përjashtuar nuk u lejuan që të futen në seancë. Na ka shpallur luftë Rama dhe ne do i përgjigjemi në mënyrë proporcionale. Ne nuk kemi shpallur asnjë bojkot”.


Shtuar 9.10.2024 14:25