Ka përfunduar mbikalimi i rrugës së aeroportit të Kukësit.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Rama ka publikuar edhe pamjet e filmuara me dron nga mbikalimi. Kreu i qeverisë shprehet se tashmë është çdo gjë gati për flukset që, sipas tij, do të sjellë së shpejti “programi i fluturimeve të kontraktuara.”
Kujtojmë se të premten kompania ëizzAir ka ulur pas disa testimeve avionët e saj në aeroportin e Kukësit. Katër destinacionet e para do të jenë drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.
Kryeministri është shprehur se aeroporti i Kukësit do i shërbejë jo vetëm zonës përreth, por do e shtrijë ndikimin e tij edhe më gjerë.
“MIRËMËNGJES
dhe me mbikalimin e përfunduar të rrugës së aeroportit të Kukësit, gati për flukset që do të sjellë së shpejti programi i fluturimeve të kontraktuara tanimë, ju uroj një të diel të paqtë”, ka shkruar Rama./albeu.com/