Avokati i Ilir Metës, Genc Gjokutaj, ka dhënë detaje në lidhje me marrjen në pyetje të presidentit të PL sot në SPAK.
Në fjalën e tij për gazetarët, Gjokutaj u shpreh se çështja e vetme për të cilën është pyetur ish-presidenti ka qenë ajo e lobimit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas tij, Meta është treguar shumë bashkëpunues me gjithçka që mbante mend, pasi aktet ende nuk janë vënë në dispozicion të mbrojtjes.
“Sot është pyetur vetëm sa i përket lobimit në SHBA.
Meta është treguar bashkëpunues me gjithçka që mbante mend pa iu referuar akteve që do të na vihen në dispozicion”, tha ai.