Një zjarr ka rënë në Ishullin e Sazanit. Zjarri ka nisur prej orëve të mesditës dhe situata paraqitet serioze.
Për të shuar flakët kanë shkuar dhe forcat e ushtrisë dhe punonjës nga zonat e mbrojtura. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.
Kujtojmë se dhe disa ditë më parë pati zjarr, por situata u vu nën kontroll shpejt./albeu.com